Maqedoni

Maqedoni: Përkujtohen 7144 hebrejtë viktima të nazizmit

11.03.2018 16:36

Komuniteti hebre dhe institucionet vendore përkujton 7144 hebrejtë e Maqedoisë...

Komuniteti hebre dhe institucionet vendore përkujton 7144 hebrejtë e Maqedoisë të cilët ishin deportuar dhe pastaj vrarë në llogorin Treblinka në Poloni, gjatë luftës së dytë botërore. 
 
Holokausti është ngjarja më e tmershe që i ka ndodhur civilizimit njerëzor gjatë shekullit të kaluar, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi në të ishin likuiduar mbi gjashtë miljon vetëm për shkak se ishin hebre.
 
Ai gjatë marshit në Manastir që u organizua për nder të viktimave të holokasutit tha se nuk do të lejon që të harrohet kjo ngjarje tragjike. 
 
“Mbi 7000 hebre të Maqedonisë u dërguan në Treblinka, ku asnjë prej tyre nuk arriti të shpëtoj dhe të kthehet në vendin e vet, të gjithë e kishin fatin e njejtë si 6 miljon hebrejtë të cilët vdiqën gjatë luftës së dytë botërore”, shprehet kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
 
“Përmes këtij Marshi, simbolikisht do të prezentojmë shtegun përmes të cilit, pikërisht këtu në Manastri kanë ecur 723 familje të cilët janë deportuar”, shprehet deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski.
 
I pranishëm në këtë përkujtim ishte edhe zv ministri i mbrojtjes së Izraelit Eliahu Bndahan i cili u falenderua për respektin që Maqedonia i bën komunitetin hebre, i cili më parë ka jetuar në Manastir. 
 
“Përalla për Manastirin ende nuk është treguar plotësisht, kjo për arsye se në Manastir nuk mbet asnjë hebre i gjallë që të tregoj, atë mengjes kur Hebrejtë u dërguan në llogorin e vdekjes në Treblinka. I falenderoj të gjithë popullatën e Maqedonisë që sot marshojnë për Hebrejtë, dhe që kujdesen për varrezat e Hebrejve në Manastir”, theksoi zv/ministër i mbrojtjes së Izraelit, Eliahu Mihail Bandahan.
 
“Për ne hebrejtë është shumë me rëndësi përkrahje që e japin komuna e Manastirit, por gjithashtu edhe qeveria në përgjithësi”, shprehet ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orian. 
                                                                        
Kurora lulesh u vendosën edhe në varezat e hebrejve në Butel.  Kryetarja e komunitetit hebre e në Maqedoni Berta Romano Nikoliç përkujtoi fatin tragjik të hebrejve të Maqedonisë.
 
Ajo tha se 98% të hebrejve të Maqedonisë janë vrarë gjatë holokaustit, që paraqet përqindjen më të lartë të komunitetit hebre të vrarë nga cilido shtet në botë.         
                                                 
“Edhe këtë vit pas 75 vitesh nga deportimi e përsëririm thënien tonë në gjuhën tonë  hebrejo-spanjole “Sin Memoria No Ai Avenir” – pa kujtesë, nuk ka ardhmëri. Holokasuti nuk është vetëm një epizodë tragjike të historisë botërore. Holokausti është e vetmja ndodhi me rëndësi universale, e cila duhet çdoherë të kujtohet”, theksoi Kryetarja e komunitetit hebre e në Maqedoni Berta Romano Nikoliç përkujtoi. 
 
Në Butel kurora me lule vendosën edhe shumë drejtuesh të institucioneve të ndryshme të Maqedonisë. 
 
ERSAN PAJAZITI