Maqedoni

Këshilli i refomave në gjyqësor, Maksuti: Nevojitet proces gjithpërfshirës; Beqiri: Reformat të jenë transparente

11.03.2018 17:29

Reformat që duhet ti realizojë këshilli për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor i kryesur nga Kryeminstri Zoran Zaev...

Reformat që duhet ti realizojë këshilli për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor i kryesur nga Kryeminstri Zoran Zaev burojnë nga vërejtjet e raportit të Pribesë, vlersojnë  për TVM2 ekspertët juridik.
 
Eksperti Juridik Mersim Maksuti e  vlerëson si akt pozitiv  kycjen e kryeministrit në këtë  trup, por sipas tij nuk mund të relizohen reforma të mirfillat pa kyçjen e opozitës ,ekspertëve të mirfilltë ndërkombëtar  dhe Komisionit Evropian.
 
“Maqedonsë që në të vërtetë të bëjë reforma reale dhe të mirfillta në fushën e drejtësisë i duhet kycja e opozitës i duhet ekspertë  të mirfilltë edhe ndërkombëtar pamëdyshje, të kycet drejtpërdrejtë  edhe Komisioni Evropian i cili me mbsështjetjen profesionale dhe të gjithanshme që të  mundet  vërtetë  të realizohen refromat  që i duhen Maqedonisë në fushën e organeve të drejtësisë”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
 
Nderkohe sipas ekpertit  Juridik Mitasim Beqiri,  për reforma te sukseshme  duhet që kreu i ekzekutivit  të trajtojë njëlloj pozitën dhe opozitën, dhe të mos anojë në asnjë aspekt.Sipas tij nëse ndodh e kundërta ky këshill nuk do përmbushë  misionin e tij.
 
“Edhe Kryeministri Zaev por edhe gjitkush tjetër nëse i qaset një problemi gjithpërfshirës pa e mbajtur anën dikujt dmth: jo dikë të përkëdhel dhe dikë ta djegë, por të jetë për të gjithë njësoj. Ish pushtetin jo ta kursejë edhe palën tjetër ta mbrojë flas në aspekt nacional,  por edhe në aspekt politik opozicional. Nese je kryetar i Komisionit për Reforma do ti ndjekësh të gjithë të involvuarit në korrupcion në të kundërten nuk do kesh sukses”, shprehet eksperti juridik Mitasim Beqiri.
 
Sipas ekspetëve juridik reformat duhet të jenë transparente sepse vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do mund të ketë sistem të pavarur të paanshëm dhe efektiv gjyqësor.
 
FLUTURA LATIFI