Maqedoni

Filipçe: Vetëm në lokacion të ri mund të ndërtohet qendër klinike modern

11.03.2018 17:48

Në lokacionin ekzistues nuk mund të ndërtohet qendër Klinike moderne prandaj Qendra e re Klinike...

Në lokacionin ekzistues nuk mund të ndërtohet qendër Klinike moderne prandaj Qendra e re Klinike do të ndërtohet në lokacionin e ri në Bardovcë, ka ripërsëritur qëndrimin ministri shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Sipas tij  ndërtimi në lokacionin e ri do të sigurojë një koncept të ri të ndërtesës moderne spitalore në të cilën pacientët do të kenë shërbime mjekësore të integruara, si në vendet tjera evropiane.
 
"Ajo që duhej të fitohet është një bllok i ri i ndërtesës, i cili duhej të bashkohet me dy ndërtesa të vjetra, të cilat tashmë janë gati për rinovim, duke përfshirë edhe ndërtesën e re të Gjinekologjisë, të cilës vetëm pas disa viteve të funksionimit duhet t'i rinovohet çatia sepse pikon uj. Përveç kësaj, në suaza të këtij kompleksi mbeten edhe shtatë ndërtesa të vjetra, të cilat assesi nuk kanë hyrë në projekt”, shprehet minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Ai poashtu theksoi se në zhvillim e sipër janë negociatat me kreditorët dhe së shpejti do të bëhet e ditur se si do të financohet ndërtimi i Qendrës Klinike – Shkup. Sa I përket ndërtimit të Spitalit të ri Klinik në Shtip ministri tha se është me dinamikë të vonuar për shkak kushteve të motit.
 
Ai poashtu bëri të ditur se nga buxheti I qeverisë janë siguruar mjetet për rritjen e pagesës së kujdestarisë të mjekëve dhe personelit mjekësor, ndërsa gjithashtu janë siguruar edhe mjete për pagesën e kompensimit për të specializuarit privat, të cilët specializojë  në klinikat në Shkup. 
 
GYLTENE SINANI