Maqedoni
Një kamion i përmbysur në autostradën Shkup-Gjevegjeli tek Stobi
11.03.2018 18:16
Një kamion u përmbys në autostradën Shkup-Gjevgjeli pranë Stobit, duke bllokuar kështu dy korsi në të dy drejtimet...

Një kamion u përmbys në autostradën Shkup-Gjevgjeli pranë Stobit, duke bllokuar kështu dy korsi në të dy drejtimet dhe qarkullimi po zhvillohet në një drejtim edhe drejt Shkupit dhe drejt Gjevgjelisë.
Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, për MIA-n deklaroi se ekipi policor i Negotinës është në terren dhe aktualisht po bën hetimet në vendin e ngjarjes.
Ministria e Brendshme informoi se kamioni u përmbysu pasi që iu ça goma, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta./mia
