PS: Akuza Ramës për lobimin rus; PD: Akuza Ramës për 613 kilogram kokainë
Partia Socialiste e Shqipërisë nëpërmjet deputetit, Ervin Bushati ka kërkuar sod llogari nga Lulzim Bashës për lobimin rus në SHBA...

Partia Socialiste e Shqipërisë nëpërmjet deputetit, Ervin Bushati ka kërkuar sod llogari nga Lulzim Bashës për lobimin rus në SHBA, duke theksuar se prokuroria duhet të hedh dritë mbi këtë rast.
Ai kërkoi sqarime për 500 mijë dollarët, sipas tij të deklaruara nga Nick Muzin për llogari të PD. Gjithashtu Bushati kërkoi që Basha të tregojë se kush janë “100 shqiptarët” në SHBA që kanë dhënë 500 mijë dollarë.
Derisa qeveria akuzon Bashën për lobimin rus, opozita kundërpërgjigjet duke vijuar serinë e sulmeve për 613 kg kokainë që u bllokua në portin e Durrësit.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se akuzat për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, sipas tij, që janë “po bën gjithcka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”.
