Botë

Ruandë: Rrufeja godet kishën, 16 të vdekur, 140 të lënduar

12.03.2018 10:35

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe mbi 140 të tjerë kanë mbetur të lënduar kur rrugeja goditi një kishë në Ruandë...

Disa prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, konfirmojnë autoritetet. Ruanda është një ndër vendet më të goditura nga rrufetë.

Vetëm në muajin tetor të vitit të kaluar, 18 vetë humbën jetën si pasojë e goditjes nga rrufetë.

Në vitin 2016, 30 persona humbën jetën dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur po nga i njëjti fenomen.