Botë

Rrëzohet helikopteri, vdesin pesë njerëz

12.03.2018 09:48

Gjatë rrëzimit të helikopterit në një lum jo larg ishullit Ruzvelt, në Ist River, në Nju-Jork...

Gjatë rrëzimit të helikopterit në një lum jo larg ishullit Ruzvelt, në Ist River, në Nju-Jork, kanë humbur jetën pesë udhëtarë, derisa piloti ka shpëtuar, kumtuan sot persona zyrtarë.

Zëdhënësi i Administratës Federale të Aviacionit deklaroi se gjatë natës helikopteri Eurokopter AS350 është rrëzuar në lumin njujorkez.

Shkaqet e rrëzimit nuk janë të njohura. Hetimi është në vijim.

Informacionin për rrëzimin e helikopterit e konfirmoi edhe Kabineti i prefektit të Nju-Jorkut, i cili në Tuiter ka shkruar se zhytës policorë të Nju-Jorkut vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për helikopter privat në pronësi të kompanisë “Liberti helikpters”, i cili është huazuar për foto-sesion, ndërsa është rrëzuar në afërsi të rezidencës së prefektit. Piloti ka arritur të dalë nga fluturakja, pas çfarë e ka shpëtuar një rimorkiator, theksojnë personat zyrtarë.

Autoritetet tani për tani nuk e kanë publikuar emrin e pilotit por as të udhëtarëve e as nuk saktësojnë si kanë vdekur udhëtarët.