Botë

Vjenë, vritet sulmuesi para rezidencës

12.03.2018 10:13

Një ushtar austriak ka goditur një sulmues i cili e ka sulmuar me thikë para rezidencës të ambasadorit iranian në Vjenë...

Sipas përfaqësuesit të policisë të Vjenës, mbrëmë vonë një 26-vjeçar nga Vjena pa paralajmërim ka sulmuar ushtarin i cili ka qenë i vetëm në pozitë.

Në përplasjen midis dy personave ushtari katër herë ka goditur sulmuesin dhe e ka vrarë.

Ai ka vdekur në vend të ngjarjes.