Botë
Dresden: Aksidentohen autobusë, 9 të vdekur
19.07.2014 16:07
Në Gjermani, së paku 9 persona e kanë humbur jetën kur disa autobusë janë përplasur në njëri tjetrin në autostraden drejt qytetit të Dresdenit.

Në Gjermani, së paku 9 persona e kanë humbur jetën kur disa autobusë janë përplasur në njëri tjetrin në autostraden drejt qytetit të Dresdenit.
Policia ka njoftuar se aksideni ka ndodhur kur një autobus i Polonisë ka rrëshqitur drejt një autobusi të Ukrainës.
Mediat gjermane raportojnë se shtatë viktima kanë qenë duke udhëtuar me autobusin polak.
Prej viktimave, deri më tash, gjashtë identifikuar si nënshtetas të Polonisë. Rreth 40 persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident.
