Botë

Ndërhyrja ruse në ShBA, Putin: Kremlini nuk ka gisht, nuk përgjigjem për çdo rus

12.03.2018 12:39

Presidenti rus, Vladimir Putin, e përjashtoi edhe njëherë kategorikisht mundësinë që Kremlini...

Presidenti rus, Vladimir Putin, e përjashtoi edhe njëherë kategorikisht mundësinë që Kremlini të ketë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, por jo faktin që në ngërçin e krijuar të kenë pasur gisht qytetarë të thjeshtë rusë.

“Nuk më bëhet vonë aspak nëse ndonjë rus e ka bërë një gjë të tillë”,- tha ai në intervistën dhënë për NBC-në.

"Janë 146 milionë rusë, por jo të përfaqësojnë interesat e shtetit  rus”,- tha Putin.

Shefi i Kremlinit shtoi se personat e përfshirë në presidencialet që nxorën fitues Donald Trumpin mund të mos kenë qenë fare rusë, por ukrainas, tartarë ose hebrenj me nënshtetësi ruse, e kjo gjithashtu,  sipas tij, duhet verifikuar.

“Ne nuk kemi as dëshirën dhe as mjetet për t’u përfshirë në procesin zgjedhor të Amerikës”,- këmbënguli Putini.

Por, ShBA-të vlerësojnë se qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale për të ndihmuar triumfin e Trumpit.

Muajin që shkoi, prokurori i posaçëm, Robert Mueller, ngriti padi ndaj 13 shtetasve rusë dhe tre entiteteve ruse për përfshirje në votime, duke i akuzuar me konspiracionin për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.