Maqedoni

Gazetarët në protesta para Qeverisë

12.03.2018 12:51

Në organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë...

Në organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë e gazetarëve.

Siç theksohet në kumtesën e SPGM-së, nga Qeveria do të kërkohet në vepër të dëshmojë se angazhohet për funksionim të çdo segmenti të shtetit juridik, sidomos kur është në pyetje liria e të shprehurit dhe integriteti i gazetarëve.

Motiv i protestës janë kërcënimet e drejtuara drejt kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmanit, nga ana e funksionarit të lartë partiak të partnerit të koalicionit në Qeveri, BDI-së.