Rasti “Tanku”, Todorovski: Janë respektuar të gjitha procedurat
CIsh kryeministri Gruevski dhe ish ministrja e brendëshme Jankullovska, u ulën ë bankën e të akuzuarve në gjykatën penale, për rastin Tanku...

CIsh kryeministri Gruevski dhe ish ministrja e brendëshme Jankullovska, u ulën ë bankën e të akuzuarve në gjykatën penale, për rastin Tanku, të ngritur nga PSP, ku ata akuzohen për blerjen e Mercedezit prej 580 mijë eurosh.
Në seancë dëshmuan disa dëshmitarë. Para dhënies së dëshmisë së tij, Kiro Todorovski, I punësuar në agjencinë për kundërzbulim, theksoi se dëshmia e tij mund të përbëjë secret shtetëror dhe mbrojtja kërkoi që seanca të mos jetë publike.
Prokurorët specialw kundështuan këtë kërkesë me faktin se as gjatë hetimit e as tani në gjykatë, dëshmitarit nuk do ti parashtrohen pyetje që kërkojnë përgjigje të klasifikuara si sekrete shtetërore dhe kërkesa u hodh poshtë nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Dëshmitari më pas sqaroi se në vitin 2012, kur u ble mercedezi, ka punuar si këshilltar i burimeve njerëzore në kabinetin e Jankullovskës, që në atë kohë drejtonte me MPB-në.
Potencoi se në atë periudhë, ka marrë vendim pune që të jetë anëtar i Komisionit për furnizime publike, që kishte si detyrë të shqyrtojë ofertat për blerjen e makinës së blinduar.
“Kam marrë pjesë në hapjen e ofertave për përzgjehdjen e ofertuesit më të leverdisshëm. Kishte vetëm një të tillë që I përmbushte të gjitha specifikacionet e kërkuara. Në bazë të kësaj oferte, ne përpiluam raportin për realizimin e kontratës, por përpilimi I kontratës nuk është në kompetenca të këtij komisioni. Komisioni ka respektuar të gjitha procedurat ligjore”, potencoi dëshmitari në seancë.
Pas kësaj, u pa qartë se në fakt dëshmia nuk kishte të bëjë me asnjë sekret shtetëror, pasi Kiro Todorovski, vetëm tregoi që ka pasur një ofertë që plotësonte kriteret e kërkuara.
Kiro Todorovski, ëhstë një ndër të akuzuarit edhe në rastin Titanik të ngritur nga PSP dhe për momentin atij I është marrë pasaporta si masë përkujdesi që të mos largohet nga vendi
