Botë

Putin: Arktiku, rajon i rëndësishëm për sigurinë

12.03.2018 13:49

Presidenti rus, Vlladimir Putin, deklaroi se Rusia e sheh Arktikun si rajon i cili është i rëndësishëm për sigurinë e saj...

Ai shtoi se raketës së gjuajtur nga nëndetësja amerikane në bregun e Norvegjisë do t'i duhet 15 minuta të arrijë deri në Moskë.

Presidenti rus këtë e deklaroi në intervistën për një pjesë të filmit "Putin" të Andrej Kondrashov, të publikuar në rrjetet sociale ruse.

Ai edhe i paraqiti pohimin se Rusia ka flotë më të fuqishme bërthamore dhe shtoi se nëndetëset amerikane të cilat bartin raketa në gatishmëri luftarake janë në bregun e Norvegjisë.

"Koha për të fluturuar në Moskë është 15 minuta",- thotë Putini.

Presidenti i Rusisë e theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.