Botë

Kushtetuesja vendim para 4 gushtit , ose zgjedhje te reja

19.07.2014 16:13

Mediat kosovare vazhdojne qe ne krye te informacioneve te mbajne zhvillimet pas situates se krijuar...

Mediat kosovare vazhdojne qe ne krye te informacioneve te mbajne  zhvillimet pas  situates se krijuar  gjate konstituimit te séances se pare plenare me perberjen e re parlamentare te dale nga zgjedhjet e qeshorit ne Kosove. 
 
Sipas mediave te shumta situata e krijuar ne Kosove pas emërimit  te Isa Mustafes si kryetar I parlamentit, dhe me pas te pakenaqesise se PDK-se te cilen e tregoi edhe me deponimin nje dite me pare te Gykata Kushtetuese ankesen per sic thuhet shkelje te proccedures dhe rregullores se parlamentit per emerimin e Kryetarit te Parlamentit.  
 
Gazetat kosovare shkruajne artikuj ku thuhet se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e determinon se Kuvendi i Kosovës duhet që të konstituohet një muaj prej datës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
 
Në rastin kur vendimi i Gjykatës Kushtetues do të vonohej përtej 4 gushtit dhe ky vendim do të konstatonte se seanca e konstituimit të Kuvendit ka qenë e paligjshme dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk është konstituuar, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme.
 
Rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit është certifikuar më 4 korrik. Shpëtimi, megjithatë mund të gjendet tek konstatimi i gjykatës se Kuvendit qe është konstituuar me betimin e deputetëve dhe kësisoj pika një dhe dy e punimeve në seancën konstituive të vlerësohen si të rregullta, shkruajne mediat kosovare.