Maqedoni
Nepal, rrëzohet avioni, të paktën 50 viktima
12.03.2018 19:00
Një avion pasagjerësh i linjës ShBA-Bangladesh është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar “Tribhuvan” të Kathmandusë, në Nepal...

Në avion udhëtonin 67 pasagjerë, prej të cilëve 17 janë shpëtuar, ndërsa detajet mbi këtë incident vijojnë të jenë të pakta. Sipas një zëdhënësit të këtij aeroporti, avioni u përfshi nga flakët pasi doli jashtë piste gjatë uljes, e përfundoi duke u përplasur në një terren sporti pranë aeroportit.
Avioni ishte nisur nga Dhaka dhe mbërriti në aeroport për ulje në orën 14:20 me atë lokale. Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe një personel ushtarak i Nepalit janë përfshirë në operacionet e ndihmës së parë. Sipas autoriteteve aeroportuale, defektet teknike në avion gjatë uljes mund të jenë shkak i këtij incidenti.
