Botë
Rrëshqitje dheu në rrugën Veles-Gradsko, komunikacioni në ndërprerje
13.03.2018 10:27
Komunikacioni hekurudhor dhe rrugor në rrugën rajonale Veles - Gradsko...

Komunikacioni hekurudhor dhe rrugor në rrugën rajonale Veles - Gradsko është në ndërprerje të plotë për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të shkëmbinjve.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se komunikacioni është në ndërprerje nga ora 08:30 e mëngjesit.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.
