Maqedoni

Shtypi grek: Është ngadalësuar dinamika e bisedimeve të emrit

13.03.2018 12:16

Gazeta greke “Katimerini” shkruan ritmi i shpejtë i bisedimeve ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit tani ka filluar të ngadalësohet...

“Dinamika e ngadalësuar ndoshta e shpjegon zgjatjen e vazhdueshme të udhëtimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, në IJRM, me qëllim, mes tjerash, ta fillojë fluturimin e parë nga Athina në Shkup pas pothuajse 12-vitesh. Ndërsa me faktin se të mërkurën Koxias do të mbajë fjalim në Fakultetin e Fleterit, në Universitetin “Tafts” të Bortonit, nuk parashikohet as këtë javë të realizohet vizita në Shkup. Por, më konkretisht, vizita në IPJRM me gjitha gjasa nuk do të mund të realizohet deri në fund të marsit”,- shkruan “Katimerini”.