Maqedoni
Pasqyra e gjakut jetike për organizem të shëndoshë
19.07.2014 16:27
Edhe nëse jeni nga ata pacientë që u shkaktojnë frikë gjilpërat ose dhënia e gjakut...

Edhe nëse jeni nga ata pacientë që u shkaktojnë frikë gjilpërat ose dhënia e gjakut , disa herë në jetë duhet të çpoheni, pasi analizat e gjakut janë të domosdoshme për diagnostifikimin e cfardo lloj sëmundjeje.
Pasqyra e gjakut është analizë themelore e cila bëhet për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore , për atë se a kemi oraganizëm të shëndoshë apo ekziston ndonjë proces inflamator. Andaj mjektët u rekomandohet qytetarëve që të bëjnë këto kontrolle.
"Është e domosdoshme që cdo person të bëjë analizat e gjakut dy apo tre here në vit të sheh gjendjen e tij shëndetësore.Ne analizat e gjakut bëjnë pjesë pasqyra e gjakut dhe sedimentacioni" shprehet dr. Ajla Shabani.
Sedimentacioni nuk bën pjesë në pasqyrën komplete të gjakut por rekomandohet sepse tregon për mundësinë e ekzistimit të ndonjë sëmundjeje , ndërkohë që sedimentacioni i përshpejtuar dhjetë fish tregon për prezencën e sëmundjeve kancerogjene,dhe në ketë menyre këto sëmundje zbulohen në stad të hershëm që ndonjëherë është me rëndësi esenciale për mundësinë e shërimit të sëmundjeve malinje.
"Sedimentacioni I rritur është zakonisht gjatë ndonjë sëmundje akute në organizëm gajtë infalamacioneve infeksioneve por nëse vlerat janë aq të rritura dhjetë here më shumë ose mbi 100 atëherë mund të dzshojmë për ndonjë process malinj në organizëm" shprehet dr. Ajla Shabani.
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të kontollojnë gjakun sepse sipas tyre cdo sëmundje është më lehtë të prevenohet sesa të shërohet.
FLUTURA LATIFI
