Maqedoni
Ues Miçel sot në Shkup, të enjten në Athinë
13.03.2018 12:01
Ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Europën dhe Euroazinë, Ues Miçel...

Ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Europën dhe Euroazinë, Ues Miçel, vjen sot në Shkup me mesazhe të qarta: mbështetje të fuqishme nga ShBA-të për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë dhe për negociatat të cilat Maqedonia po zhvillon me Greqinë për kontestin e emrit, por edhe një apel te qeveria e Shkupit për zbatimin e reformave për përforcimin e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave.
Miçel në Shkup sot do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrovin. Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do të ketë me përfaqësuesit e qeverisë së Greqisë.
Miçel prej dje filloi turneun e tij në vendet e Ballkanit, i cili do të zgjasë deri më 17 mars. Ai dje mbërriti në Prishtinë, ndërsa sot në Shkup dhe më pas do të vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikoznën.
