Maqedoni
Prej shtatorit valë e re shtrenjtimesh
19.07.2014 16:33
Mishi viçit për 1.8 përqind, biskotat për 12.2, produktet e qumshtit për 3.1, filetat e pulës 1.4 dhe peshku për 3 përqind...

Mishi viçit për 1.8 përqind, biskotat për 12.2, produktet e qumshtit për 3.1, filetat e pulës 1.4 dhe peshku për 3 përqind, janë vetëm disa prej çmimeve të cilat janë rritur gjatë gjashtë muajve të para të vitit.
Enti për stastik për TVM-2 bëri një përllogaritje se sa përqind janë rrit çmimet e produkteve ushqimore brenda 6 muajve të vitit.
“Në grupin e bukës dhe dhrithrave, rritje e madhe është regjistruar te orizi për 20.1, biskotat për 12.2, misri 4.4, palentat dhe buka prej miellit integral për 1.2 përqind. Poashtu brenda 6 muajve të pare të 2014 –ës kemi rritje edhe të mishit të viçit për 1.8, fileta e pulës për 1.4 përqind, ndërsa çmimi i peshkut ka lëvizur prej 0.6 deri në 3 përqind”, shprehet Valentina Krsteva nga enti per statistik.
Qytetarët e anketuar thonë se shtrejtimet e fundit ngarkojnë edhe më shumë buxhetin e tyre. Nuk ka komoditet për të bërë luks në tryezë, thonë ata, duke theksuar se tani më do ti blejnë vetëm produktet e nevojshme, siç janë qumshti, buka, vaji dhe veza.
“Unë po ju tregoj se 100 euro marr për katër perosna në Itali, dhe blej ushqime për 15 ditë,ndërsa këtu, 100 euro nuk më dalin ti ushqej as dy fëmijë për një muaj”, shprehet qytetari.
“Çfarë tju themë mundëm vetëm të ankohem nga rritja e çmimeve të produkteve. Nga ditë në ditë është më dhe më shtrenjt, nëdrsa pensionet dhe rrogat për ne janë të njejta. Jeta është gjithnjë e më shumë më shtrenjët, ndërsa standardi i qytetarëve më i ulët. Unë kam fatë sepse me bashkortja jemi në pension, dhe ja kalojm dyqish me 2 pesnione, seps për ndryshe është shumë vështir”, shprehet qytetari.
Për veç kësaj, Enti për Statistik brenda 6 muajve ka regjistruar rritje graduale të çmimeve, edhe të marmalades për 3.8 përqind, mjalti për 2.2 dhe sheqeri për 9.7 për qind.
Enti për statistike shënon rritje të çmimeve prej 3.1 përqind edhe të perimeve dhe frutave në treg .Në përgjithësi, çmimet në treg kanë shënuar rritje prej 2 deri në 5 denarë.
Tregëtarët për TVM -2 shprehen të paknaqur nga interesimi i ulët i qytetarëve për të blerë. Thonë se rritjet e reja të cmimeve ua ka pakuar edhe ashtu punën e dobët të tyre.
“Çmimet rriten, ndërsa punë nuk, të gjitha njerzit janë pa punë, me dy ose tre mijë denarë ndihëm sociale nuk mund të jetohet njeri me këto çmime.BLIC Pjeshkët janë rrit rreth 20 %, çmimi para pak kohë ishte 15 denarë, ndërsa tani janë bërë 25-30 denarë”, shprehet qytetari.
“Ska punë, ska populli para,Prej mëngjesit kam bërë vetëm 300 denarë fitim”, shprehet qytetari.
”Kriza është shumë e madhe. Momentalisht ne, tregu janë duke ndaluar me punë”, shprehet qytetari.
Vala e shtrejtimeve e kaploi edhe taksën rrugore me ate edhe regjistrimin e veturave. Nga Enti i Statistikave paralajmerojne shtrenjtime te reja te cmimeve nga muaji shtator te rreth 90% te produkteve deri ne 5%.
Rroga mesatare mujore për muajin prill sipas entit të Statistikave është 21mije e 175 denarë.
REXHEP QAMILI
