Botë

Autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur dhe 20 të plagosur

13.03.2018 14:21

Një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion duke shkaktuar 13 viktima mes tyre dhe fëmijë dhe 20 të tjerë u plagosën....

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës  dhe autobusi, i cili po udhëtonte nga Stambolli në qytetin verior Tokat, Turqi u përplas me kamionin në një autostradë në krahinën Corum, shkruan Anadolu.
 
Ekipet mjekësore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Një pjesë e autobusit u përfshi nga flakët dhe kanë qenë zjarrfikëset ato që shuan zjarrin. Një nga dëshmitarët ka rrëfyer se pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin në gjumin në momentin që ndodhi aksidenti.
 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik./tvklan.al