Maqedoni

Masa të reja për të zbutur papunësinë

19.07.2014 16:41

Prej javës së ardhshmë Qeveria e R.M. në bashkëpunim më Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale...

Prej javës së ardhshmë Qeveria e R.M. në bashkëpunim më Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale,dhe Agjencise  se Punesimit do të publikojë  shpallje  në të cilin shteti do të ofrojë ndihmë të konsiderueshme financiare , për të organizuar  të papunësuarit,  që të fillojnë biznesin e tyre dhe për të mbështëtur  subjektet juridike që tashmë ekzistojnë ,  të hapin vende të reja pune  për qytetarët e Maqedonisë.
 
Në kuadër të konkursit do të ketë dy kategori më të mëdha që do të jenë bazë për këtë ndihmë financiare nga ana e shtetit. Kategoria e parë është vetëpunësimi me kreditim ,  njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së RM, Aleksandar Gjorgjiev.
 
"Të gjithë personat e papunësuar që janë të regjistruar në Agjencionin për Punësim, do të kenë mundësinë të grupohen në  tre njerëz , dhe nga ana e shtetit do të marrin kredi prej 3 mijë euro për person,me një periudhë mospagimi prej një viti dhe me normë interësi  prej 1 %.Ndërsa ata që dëshirojnë të fillojnë me biznes veprimtari më të mëdha ,  mund të grupohen në 5 njerëz dhe huamarrësi do të marrë kredi prej 5 mijë euro,ndërsa 4 të tjerët do të marrin nga 4 mijë euro me grejs periudhe prej një viti , dhe me normë  interesi  prej 1 %", shprehet Zëdhënës i Qeverisë së RM, Aleksandar Gjorgjiev.
 
 Kategoria e dytë është kreditimi për  mikro dhe bizneset e vogla për të krijuar vende pune.
 
"Kreditimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla do të jetë për kopmanitë  që ekzistojnë më shumë se një vit,dhe në 6 muajt e fundit kanë numër të njejtë të punësuarve.Ata mund të punësojnë  një maksimum prej  3 persona  që do të marrin 3 mijë euro për persona nën 29 vjet,dhe 4 mijë euro për persona mbi 29 vjet në periudhë të kthimit prej dy viteve ,grejs periudhë prej  1 viti dhe normë  interesi prej 1%.", shprehet Zëdhënës i Qeverisë së RM, Aleksandar Gjorgjiev.
 
Qeveria e Maqedonise vlerëson se në ketë mënyrë ofrohen mundësi për personat që posedojnë njohuri dhe aftesi që të fillojnë me biznes të caktuar. Përparesia tjetër është që nderrmarrjet ekzistuese të punësojnë njerëz të rinj dhe të arrijnë rezultate më të mira afariste theskoi Gjorgjiev.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI