Botë

Qeveria ne Elbasan, përmirësohet infrastruktura drejt Maqedonisë

13.03.2018 19:29

Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur qeverinë në qytetin e Elbasanit, ku ka folur për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan...

Kryeministri, Edi Rama, ka mbledhur qeverinë në qytetin e Elbasanit, ku ka folur për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila është kthyer në boomerang për ish-ministrat e tij të LSI-SË, duke u bërë objekt abuzimesh e hetimesh.
 
Gjatë mbledhjes, Rama deklaroi se brenda këtij viti do të hapet tërësisht kjo rrugë. Ndërsa foli edhe për projektin e interkonjeksionit, që pritet t’i japë një dimension tjetër zhvillimit me Maqedoninë.
 
“Do hapet përfundimisht rruga Elbasan-Tiranë brenda këtij viti dhe do ecet më tutje me segmentin Qukës-Qafë Plloçë. Do bashkojmë Cërrikun, Belshin e Urën Vajgurore. Një sërë projektesh të tjera janë në portofolin e këtij mandati, që lidhen me infrastrukturës, energjinë, siç është projekti i interkonjeksionit, që do sjellë një tjetër zhvillim pozimit në lidhje me Maqedoninë e më gjerë”,- tha Rama.
 
Kjo linjë e interkonjeksionit përfundon lidhjen energjetike të Shqipërisë me të gjithë vendet fqinje. Projekti përfshin linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan. Investimi përfshin 50 milion euro kredi me financim gjerman dhe 14 milionë euro të tjera janë grande nga BE.
 
Mbledhja e qeverisë në Elbasan do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, përkatësisht në “Ditën e Verës”, që Elbasani njihet si kryeqyteti i kësaj feste.
 
LULJETA NDOKA