Botë
Pako e dytë e dyshimtë në Parlamentin britanik brenda dy ditëve
13.03.2018 21:19
Policia britanike sot është ftuar në Parlament që të hetojë një pako të dyshimtë, bëhet e ditur në kumtesën e policisë...

Në kumtesë bëhet e ditur se janë ftuar përfaqësues të njësive speciale të cilat do ta hetojnë përmbajtjen e pakos.
Edhe mbrëmë policia britanike ishte thirrur për shkak të një pakoje me substancë të dyshimtë, ndërsa dy persona në mënyrë parandaluese ishin dërguar në spital. Më vonë policia kumtoi se substanca nuk ishte e rrezikshme./mia
