Maqedoni
Merkel përdor termin Maqedoni, reagon opozita Greke
19.07.2014 16:55
Partia opozitare greke “ Grekët e Pavarur”, ka lëshuar kritika të ashpra në adresë të kancelares gjermane Angela Merkel

Partia opozitare greke “ Grekët e Pavarur”, ka lëshuar kritika të ashpra në adresë të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila gjatë press konferencën tradicionale e cila mbahet çdo vit gjatë muajve të verës, është prononcuar edhe për kontestin me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Opozita greke reagon lidhur me faktin se kancelarja Merkel në përgjigjet e saj ka perdorur termin Maqedoni në vend të Shkupit.
“Nëse Angela Merkel dëshiron Shkupin ta quajë Maqedoni , duke i injoruar bisedimet e palës greke dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara atëherë nuk do të duhej ti pengojë nëse ne e quajmë Gjermaninë me emrin e saj të vërtetë. Rajhu i IV , në aspekt ekonomik”.
Kancelarja gjermane Merkel, në Berlin me kërkesë të gazetarëve është përgjigjur rreth qëndrimit dhe angazhimit të Gjermanisë për zgjidhjen e kontestit . Në pyetjen e parashtruar se a i vjen ndërmend ndonjë zgjidhje e mënçur dhe kreative për kontestin shumëvjeçarë mes Shkupit dhe Athinës për emrin, dhe a do të deshirojë që edhe personalisht të angazhohet rreth arritjes së kompromisit , Merkel është përgjigjur:
“Duke marrë parasyshë që numri i kombinimeve rreth emrit të cilat vijnë janë të kufizuara , dhe tani publikisht nuk do ti thoja, sepse në këtë mënyrë do ti “djegja “ propozimet. Ashtu ështe sepse nëse diçka tregoj , mund të vë bast se menjëherë do të arrijnë dy demante, një ri nga pala maqedonase, dhe tjetri nga pala greke. Dhe kështu smund të kemi sukses. Bisedimet e mija rreth kontestit janë të besueshme. Ky është proces shum i vështirë, sepse here pas here ka dallgë shum të forta dhe prandaj duhet te inkuadrohem , por ka dhe faza ku procesi dhe bisedimet lihen për tu qetësuar. Por sigurisht që do të vijë një moment ku personalisht do të kyçem në bisedime . Në fund të fundit , ne mund të ndihmojmë por përderisa palët kontestuese nuk afrohen me qëndrime, as kontributi im nuk mund të ndihmojë”.
Ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel për agjencinë e lajmeve Dojçe Wele.
ANGELA MERKEL
