Maqedoni

Rasti i Almirit, protesta kundër rikualifikimit të lëndës

14.03.2018 11:57

Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” vazhdoi sot me protestat kundër paralajmërimit për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku”...

Rikualifikimi i lëndës u kundërshtua para Kuvendit, Qeverisë dhe para Prokurorisë Themelore Publike, një ditë para se të jepet fjala përfundimtare për rastin e paralajmëruar për ditën e nesërme. 

Avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç, ka kundërshtuar paralajmërimet se prokurorja e lëndës do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Ashtu si edhe protestuesit, edhe avokati mbrojtës kërkon monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor për çka është nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësive për gjykim jo të drejtë.