Maqedoni

MPJ: Së shpejti shtetasit e Maqedonisë në Kinë pa viza

14.03.2018 12:15

Së shpejti shtetasit e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Republikën Popullore të Kinës...

Maqedonia dhe Kina do të nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin e udhëtimit ndërmjet dy vendeve. Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive u miratua në mbledhjen e Qeverisë.
 
Gjithashtu, në mbledhje u pranua edhe propozimi për fillimin e një procedure të kryerjes së negociatave për nënshkrimin e një marrëveshjeje për pezullimin e përkohshëm të njëkohshëm të vizave afatshkurtra për qytetarët e Republikës së Ukrainës, Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.