Botë
Dita e Verës, rreth 200 mijë qytetarë në festën e Elbasanit
14.03.2018 12:58
Me aktivitete të shumta, në Elbasan të Shqipërisë shënohet sot festa tradicionale, Dita e Verës...

Mendohet se rreth 200 mijë qytetarë do të jenë pjesë e festimeve në rrugët e sheshet e këtij qyteti. Elbasani vazhdon të mbetet epiqendra e kësaj feste pagane.
Dita e Verës konsiderohet si festa e ripërtëritjes, bukurisë dhe begatisë. Kulmi i aktiviteteve arrin me karnavalet, me demonstrimet sportive të klubit të sporteve të ndryshme dhe me vazhdimin e koncertit të madh.
Për mbarëvajtjen e festës janë angazhuar 321 forca policie të Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat Speciale nga Tirana. Edhe qeveria shqiptare është zhvendosur prej dy ditësh në Elbasan, ku pjesë e disa aktiviteteve pritet të jetë edhe vet kryeministri Rama. Po ashtu në Elbasan sot do të jetë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
