Maqedoni
DAP: Nesër afati i fundit për paraqitje të tatimit
14.03.2018 13:07
Nesër është afati i fundit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike për parashtrimin e fletëparaqitjes tatimore vjetore...

Me qëllim të shmangies së rrëmujës në sportelet tatimore, posaçërisht në Shkup, DAP përkujton se qytetarët mund t’i parashtrojnë fletëparaqitjet edhe në pikat shtesë të cilat DAP i hapi për pranim të fletëparaqitjeve tatimore vjetore në Qendër, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom, apo t’i parashtrojnë përmes sporteleve mobile tatimore të cilat do të gravitojnë në më shumë vendbanime dhe komuna në Shkup dhe nëpër vende tjera të Maqedonisë.
