Botë

Cipras, ankesë në Bruksel për Ankaranë

14.03.2018 13:25

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, i është ankuar Brukselit në lidhje me ato që i quan provokime turke...

“Së bashku me presidentin qipriot, Nikos Anastasiadhes, njoftuam partnerët europianë për veprimet provokuese të Turqisë në Egje, përfshirë incidentin e papranueshëm dhe të rrezikshëm në ishullin Imia si edhe sjelljen transgresive nga ajri dhe deti gjatë vitit të kaluar”,- deklaroi shefi i Qeverisë së Athinës.
 
Cipras tha se i takon Brukselit që të ndërhyjë ndaj autoriteteve të Ankarasë.
 
“BE duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Turqisë se marrëdhëniet mes saj dhe Ankarasë nuk mund të ecin përpara kur shkelen të drejtat sovrane të vendeve anëtare”,- theksoi kryeministri grek.
 
Raportet mes dy vendeve u acaruan së fundmi kur Turqia largoi me paralajmërim ushtarak një kompani të njohur italiane e cila, e pajtuar nga Greqia, u instalua në ujërat qipriote për kërkim nafte. Por, në rrënjë, e gjithë kjo përplasje vjen nga afrimi i ditës kur merr fund Marrëveshja e Lozanës dhe Turqia rimerr pozitat e humbura në Bosfor dhe Egje.