Botë

Gjermani, Angela Merkel rizgjidhet kancelare

14.03.2018 13:52

Bundestagu gjerman e ka rizgjedhur për herë të katërt në postin e kancelares lideren e Unionit kristian-demokrat, Angela Merkelin...

364 deputetë nga 709 gjithsej votuan pro kancelares Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkeli mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD-së.

Rizgjedhja e Merkelit gjashtë muaj pas zgjedhjeve u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës “po” të bazës së Partisë Socialdemokrate.

Tani kur qeveria e re mund të fillojë me punë, sfidat më e mëdha konsiderohen aktualisht përplasjet tregtare me ShBA-të, pas vendimit të Donald Trumpit për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane.