Maqedoni
Ligji për gjuhët, tensionohet situata në kuvend, Xhaferi jep një orë pushim
14.03.2018 14:49
Një orë pushim në kuvend, pas tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte edhe ligji i gjuhëve...

Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores , për të zgjidhur siç tha, paqartësitë mbi rreth 35 mijë amendamente që kjo parti ka dorëzuar.
Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me Rregulloren duke filluar nga mospasja e debatit publik, etiketimi i ligjit me yllin evropian, Komisioni amë si dhe mos-shqyrtimi i amendamenteve gjatë leximit të dytë.
Por duket se për VMRO-në më problematik është fakti që ky ligj po shqyrtohet në seancë plenare, pikërisht në datën kur shqiptarët kujtojnë krismat e para në Tetovë, që shënuan fillimin e luftës së UCK-së.
