Maqedoni

Kontesti rreth emrit, Bejli: zgjidhja ndihmon dy vendet dhe rajonin

14.03.2018 15:36

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka ripërsëritur se ShBA-të inkurajojnë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin...

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka ripërsëritur se ShBA-të inkurajojnë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje për emrin, që do të jetë në interes të të dy shteteve, duke potencuar se zgjidhja e kësaj çështje është në interes të të gjithë rajonit.
 
“ShBA me vëmendje i ndjek zhvillimet si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni, të dy vendet janë aleatët tanë. Shpresojmë në bashkëpunimin e dy vendeve dhe se ata vetë do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për emrin, sepse zgjidhja e çështjes së emrit i ndihmon të dy vendeve, por dhe rajonit”,- u shpreh ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.