Maqedoni
Sulmet ndaj gazetarëve, Bejli: dhuna dëmton demokracinë
14.03.2018 15:53
Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka dënuar aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve...

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ka dënuar aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duke përkujtuar autoritetet të synojnë në kritere më të larta kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit.
“Ne dënojmë aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Në demokraci nuk ka vend për gjëra të tilla që pengojnë luftën për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ndonjëherë mund të shihni se deri ku mund të shkojnë gjërat, marrë parasysh ngjarjet e fundit të pakëndshme në Sllovaki. Kjo është diçka që duhet ta shqetësojë Maqedoninë, por gjithashtu edhe të gjithë botën. Në të njëjtën kohë incidentet fillestare që çuan në këtë situatë tregojnë shumë për gjendjen e mosndëshkimit dhe është shumë e rëndësishme që udhëheqësit të qëndrojnë me kritere të larta sa i përket sundimit të ligjit”,- deklaroi ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.
