Maqedoni

Analistët: BE, një e mirë afatgjate për RM-në

19.07.2014 17:03

Vija e kuqe e kryeministrit Nikolla Gruevski, sa I përket qëndrimit për çështjen e emrit, mund të tejkalohet vetëm nëse ndërkombëtarë shfrytëzojnë mekanizmini e fundit...

Vija e kuqe e kryeministrit Nikolla Gruevski, sa  I përket qëndrimit për çështjen e emrit, mund të tejkalohet vetëm nëse ndërkombëtarë shfrytëzojnë mekanizmini e fundit, e ai është forma e imponimit.
 
Profesori univeristar Ylber Sela, duke analizuar apelet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kontestit të Maqedonis me Greqin, thotë se të gjithë politikbërësit e kanë futur në rend të fundit kompromisin për çështjen e emrit, do të duhet të përkulen para politikës ndërkombëtare, sepse BE është një e mirë afatëgjate për Maqedonin. 
 
"Ka mënyra të ndryshme se si shteteve mund të ju imponohet, mënyrat e bllokadave, bisedimet direkte. Domethënë nëse kyçen këtu SHBA-të, ose kancelarja Angela Merkel e cila është shumë active kohëve të fundit në Ballkan, ose duke marr parash borxhin të cilin e ka mbuluar Maqedonin kundrejt shteteve të fuqishme ekonomike dhe këto mundësojn që jo vetëm Kryeministri por të gjithë liderët këtu të cilët kanë vija të kuqe për çështjen e emrit të përkulen dhe të shkojnë drejt një zgjidhjeje,    e cila në afat të gjatë do të jetë shumë e favorshme edhe për qytetarët e Maqedonisë", shprehet profesori universitar Ylber Sela. 
 
Njohësit e çështjeve të BE-së, duke kalkuluar afatin kohorë  të  shteteve fqinje saj përket bisedimeve me BE-në, shprehen se  para vitit  2020 Maqedonisa as nuk mundët të ëndërroj të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
 
"Ne edhe nesër po qëse fillojm bisedimet për antarësim, procesi I bisedimeve nuk mund të mbyllet pa kaluar 4 ose 5 vite, këtë e dëshmon praktika e shteteve tjera. Negociatat për antarësim zgjasin reth 5 viteve, varet nga shteti, diku mund të zgjasin edhe 7 vite", shprehet Drejtor i Qendrës për Arsim Evropian Bojan Mariqiq. 
 
"Shumë shtete të cilat kanë pasur konfrontime ose duke pasur çështje të hapura, por duke parë interesin afatgjatë I kanë zgjedhur këto çështje. Shihni rastin Beograd – Prishtin, që është më I rënd se sa rasti Maqedoni- Greqi, është zgjidhur rasti Slloveni- Kroaci për kufirin atje, pra u tejkalu, prandaj shpresoj që liderët maqedonas sidomos Kryeministri , duhet të shohë në planë afatëgjatë përparsit të cilat vijën nga këto integrime", shprehet profesori universitar Ylber Sela.
 
Sipas Ylber Selës dhe Bojan Mariqiqit, BE dhe SHBA-ja, e kanë shumë të rëndësishme, që Maqedonia të dal nga kjo krizë politike dhe ajo mund të arrihet vetëm me integrimin e vendit në BE. 
 
SANIJE KASAMI