Maqedoni

Ligji për gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor, Ristovski: vlerësimi i gjykatësve përcaktohet me ligj

14.03.2018 16:09

Propozim ndryshimet në Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Këshillin gjyqësor, që u prezantuan sot...

Propozim ndryshimet në Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Këshillin gjyqësor, që u prezantuan sot, duhet të betonojnë ligjërisht mënyrën e vlerësimit të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor. Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, thotë se teksti i këtyre dy ligjeve është harmonizuar edhe me opozitën.
 
“Këto ndryshime më shumë kanë të bëjnë me mënyrën e vlerësimit të gjykatësve në çdo dy vjet gjatë vlerësimeve të rregullta, që të mund të konkurrojnë për poste më të larta. Janë dhënë analiza të hollësishme me tabela, nuk duam asgjë t’ia lëmë rastësisë, i vendosëm tabelat rreth mënyrës së vlerësimit të gjykatësve në ligj, që mos të lëmë hapësirë që Këshilli Gjyqësor të shkojë me akte nënligjore, gjegjësisht me rregullore në mënyrën e vlerësimit të gjykatësve me pikë",- deklaroi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.