Ekonomi
Mbështetje për biznesin, 10.5 mln euro për shtyllën e tretë të planit ekonomik
14.03.2018 16:52
Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik ka prezantuar sot në Odën ekonomike masat e planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë...

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik ka prezantuar sot në Odën ekonomike masat e planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë e cila ka të bëjë me mbështetjen financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme.
Nga OEM paraqitën dilemat e kompanive rreth kritereve të dy shtyllave të para, por thanë se mbështetja financiare është mirëpritur, pasi kompanitë do të jenë në gjendje të gjenerojnë personelin që nevojitet në tregun e punës.
“Për momentin jemi në fazën e përpilim të rregullores me të cilën do të realizohen këto masa dhe dëshirojmë që në këtë fazë të pastrojmë të gjitha dilemat, pyetjet të cilat i kanë kompanitë që pastaj kur ta publikojmë shpalljen të kemi interes më të madh të kompanive. Qeveria gjithashtu ka siguruar 10,5 milionë euro me të cilat do të publikojmë shpallje për masat e shtyllës së tretë. Nuk ka ankesa nga kompanitë, por ka më shumë pyetje, se me sa projekte mund të aplikojnë, a mund të aplikojnë për disa masa në të njëjtën kohë dhe çështje tjera. Kompanive do t’i shpjegojmë se për herë të parë kanë mundësinë e financimit të zhvillimit teknologjik, që nënkupton blerjen dhe aplikimin e teknologjisë së re, e cila do të rritë konkurrencën”,- deklaroi drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Desportovski.
“Në komunikim me kompanitë erdhëm në përfundim se ka disa dilema rreth kushteve dhe kritereve të cilat janë të ndryshme nga dy shtyllat e para të planit. Kompanitë nuk kanë ankesa rreth masave të shtyllës së tretë dhe i përshëndesin ato. Ekzistojnë masa serioze që mund të sjellin dobi për komunitetin e biznesit, siç është masa e zhvillimit profesional dhe praktika e të rinjve për t'u punësuar nga kompanitë”,- u shpreh drejtoresha ekzekutive në OEM, Biljana Peeve Guriç.
GAZMEND KURTISHI
