Maqedoni

Timçevska - u. d. kryetare në Gjykatën e Apelit. Rivlerësim i gjykatësve, përfshirë edhe 2017-n

14.03.2018 17:21

Gjykatësja, Lidija Dimçevska, është emëruar ushtruese detyre kryetare e Gjykatës së Apelit në Shkup...

Dimçevska ka 31 vjet përvojë pune në gjyqësor dhe vjen në vendin e kryetares së deritanishme, Liljana Popovskas, e cila u pensionua.
 
Zgjedhja e kryetarit  nuk u bë për shkak se ka kaluar një vit nga vlerësimi i kandidatëve dhe disa anëtarë të këshillit vlerësuan se një pjesë e kandidatëve janë ranguar shumë ulët për shkak të keqpërdorimeve me orarin vjetor. Për 11 kandidatët e paraqitur në konkurs do të bëhet rivlerësim që do të përfshijë edhe punën për vitin 2017.
 
Notimi i jashtëzakonshëm do të vlejë edhe për gjykatësit që konkurrojnë në Gjykatën Shkupi 1 dhe Gjykatën Supreme.
 
“Nëse kemi veç më probleme të konstatuara me shpërndarjen e lëndëve dhe probleme me orarin vjetor të gjykatësve dhe pamundësimin e gjykatësve për pranimin e lëndëve, nuk është e drejtë që këta gjykatës të notohen me notë 15, 16 si kritere për avancimin e tyre”,- theksoi anëtari i këshillit gjyqësor, Vllatko Samarxhiski.
 
Propozimi për notim të jashtëzakonshëm u kritikua nga kryetari Karagjovski, por edhe nga ish-kryetarja, Aleksandra Zafirovska, e cila konsideron se ky propozim është i vonuar.
 
“Deri sot, deri në vlerësim, nuk kishim vërejtje për shkak të këtyre ndodhive në Gjykatën Themelore Shkupi 1, kanë nota të larta. Ne nuk duhet të jemi të padrejtë ndaj këtyre gjykatësve që janë në rang listën nëse nesër bien nga notimi i jashtëzakonshëm”,- u shpreh ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska.
 
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe kryetari Karagjovski vendosën ndërkohë të largonin nga salla gazetarët kur filluan diskutimet rreth raportit të Ministrisë së Drejtësisë për keqpërdorimet në sistemin Akmis në Gjykatën Themelore Shkupi 1 dhe në Gjykatën Supreme. Pa gazetarë kaloi edhe diskutimi mbi iniciativën për shkarkimin e pesë gjykatësve supremë, mes të cilëve edhe kryetari i Supremes, Jovo Vangellovski, me vendim të të cilit u lëshua nga paraburgimi biznesmeni, Seat Koçan, i akuzuar nga PPS për rastin “Trust”.
 
FLUTURA LATIFI