Ekonomi
Komision për financa publike, ekspertët: llogari se ku harxhohen paratë publike
14.03.2018 17:34
Ekspertë të huaj sugjerojnë formimin e komisionit për financa publike dhe kontroll të parave buxhetore...

Përvojat nga vendet europiane tregojnë se komisionet e tilla kanë evidentuar parregullsi të shumta në lidhje me financat publike.
Ekspertët u takuan sot me përfaqësues të mediave dhe OJQ-të me qëllim që t’i nxisin të kërkojnë formimin e komisionit dhe për t’i hulumtuar rastet e evidentuara nga komisioni.
“Vetë emri Komisioni për financa publike tregon se është përgjegjëse për financat publike dhe për dhënie të llogarisë se ku janë harxhuar financat publike. Në Irlandë ka pasur proces gjyqësor të një deputeti i cili ka keqpërdor paratë publike për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shfrytëzimin e telefonit celular për interesa private. Personi zyrtar përfundoi në burg”,- deklaroi eksperte për pyetje parlamentare, Niv o Konor.
BELINDA KOKA ADEMI
