Pro-rusët pengojnë hetimin
Do te ndalemi tek zhvillimet ne skenen nderkombetare. Edhe me tej syte e te gjithve jane te drejtuara tek ngjarja...

Do te ndalemi tek zhvillimet ne skenen nderkombetare. Edhe me tej syte e te gjithve jane te drejtuara tek ngjarja e cila dy dite me pare tronditi te gjith boten ku ende deri me tani per shkaqe te pakonfirmuara zyrtarisht humben jeten 295 pasagjeret gjate rrezimit te aeroplanit te kompanise malajzeze te territorin ukrainas.
Edhe pse jo drejtperdrejte presidenti amerikan Barak Obama pergjegjesine e drejtoi tek Moska zyrtare, duke deklaruar se projektili I cili ka qelluar aeroplanin eshte shkrepur nga kryengritesit te cilet kane perkrahje nga Rusia.
E derisa neper livadhet plot me lulediell, ekipet e shpetimit kerkojne ti gjejne mbetjet nga viktimat e aeroplanit, dalngadal po hapet shtegu mes lojrave politike dhe bisedimeve te veshtiresuara per te filluar nje hetim gjithperfshires per rrezimin e aeroplanit ne territorin e Ukraines.
Rrebelet kane lejuar te formohet zona e sigurise prej 20 kilometrash per tu gjetur viktimat.
Pjese te aeroplanit kane rene edhe mbi catite e shtepive per rreth. Sendet personale të pasagjerëve të avionit malajzian dëshmojnë përmasat reale të tragjedisë.
Vendi I renies I ngjan nje fushe te tejmbushur me lodra të cilat rreth 80 femije i mbanin ne duart e tyre gjatë udhëtimit.
