Botë
Protesta të të rinjve në SHBA: 17 minuta për 17 viktimat në Florida
14.03.2018 19:36
Dhjetërа mijërа nxënës, studentë dhe punëtorë të përkushtuar në SHBA sot dolën nga shkollat në shenjë proteste...

Dhjetërа mijërа nxënës, studentë dhe punëtorë të përkushtuar në SHBA sot dolën nga shkollat në shenjë proteste, për shkak, siç thonë, mossuksesit të Kongresit për t'u përballuar me dhunën me armë nëpër shkolla.
Protesta është menduar në atë mënyrë që ata t'i braktisin klasat për 17 minuta, nga një minutë për secilin të vrarë gjatë masakrës në muajin e kaluar në Florida.
Për sot janë paraparë 3.000 protesta, ndërsa të parat filluan në orën 10 sipas orës lokale. Nxënësit mund të përballen me masa disiplinore për mungesën e tyre nga shkolla, por, shumë institucione arsimore sinjalizojnë se nuk do të marrin masa kundër tyre. Një pjesë e nxënësve planifikojnë protesta në rrugë, ndërsa disa revoltën e tyre do ta shprehin në salla sportive dhe terrene.
Protestë e madhe është planifikuar për më 24 mars me titull "Marsh për jetët tona" në Uashington, ndërsa aty pritet që të marrin pjesë qindra e mijëra studentë.
Edhe një marsh është planifikuar për më 20 prill, kur shënohet 19 vjetori nga vrasja në shkollën e mesme në Kolorado./mia
