Botë

Iran: Me ndërrimin e Tillersonit, SHBA-ja e braktisë marrëveshjen bërthamore

14.03.2018 20:55

Diplomacia iraniane vlerëson se ndërrimi i shefit të diplomacisë së SHBA-së, Reks Tillerson...

Diplomacia iraniane vlerëson se ndërrimi i shefit të diplomacisë së SHBA-së, Reks Tillerson do të thotë se Uashingtoni vendosi ta braktisë marrëveshjen bërthamore me Teheranin, shkruajnë sot mediumet iraniane.
 
"Ndërrimi në Departamentin e Shtetit është bërë për atë qëllim apo së paku është njëra nga arsyet", deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abaz Aragçi, duke e komentuar ndërrimin e Tillersonit me drejtorin e deritnaishëm të  CIA-s, Majk Pompeo, i cili angazhohet për qëndrim më të ashpër ndaj Iranit.
 
Presidenti amerikan Donald Tramp në arsyetimin për ndërrimin e Tillersonit e përmendi edhe mospajtimin rreth marrëveshjes bërthamore me iranin.
 
"Nëse SHBA-ja heqë dorë, edhe ne do ta braktisim Marrëveshjen. U thamë evropianëve se nëse nuk e bindin SHBA-në, atëherë edhe Irani do ta braktisë Marrëveshjen", theksoi Aragçi.
 
Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, deri më tani, disa herë theksoi se edhe nëse SHBA-ja e braktisë marrëveshjen, Irani nuk do ta bëjë atë.
 
Ndërrimi i Tillersonit është lajm i mirë për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Irani i konsideron si kërcënim rajonal. Ata deri mët ani kërkonin që Uashingtoni të marrë qëndrim më të ashpër edhe ndaj Katarit, vend të cilin e bojkotojnë për shkak të gjoja mbështetjes ndaj ekstremistëve dhe për atë që është i afërt me Irnain. Disa mediume në ato dy vende, në ballinat e tyre e vendosën citatin e Trampit nga shou real "Stazhieri" - Je i pushuar! Ata gjithashtu përkujtojnë se ndërmarrja EksonMobile, të cilën e kryesonte Tillerson para se të hynte në politikë, ka histori të gjatë të udhëheqjes së biznesit me Katarin gjatë eksploatimit të gazit.
 
Mediumet amerikane theksojnë se sipas të gjitha gjasave vendosja e Pompeos në funksionin e sekretarit të Shtetit është lajm i mirë edhe për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili është kritik i zëshëm i marrëveshjes bërthamore iraniane./mia