Maqedoni
Izraeli po bën krime lufte, po përdor bombat “DIME”
19.07.2014 17:17
Masakrat e Izraelit ndaj Gazës kanë hyrë sot në ditën e 10-të, duke lënë pas të paktën 226 palestinezë të vrarë

Masakrat e Izraelit ndaj Gazës kanë hyrë sot në ditën e 10-të, duke lënë pas të paktën 226 palestinezë të vrarë, shumica civilë, si dhe mbi 1.500 të plagosur.
Bombardimet e aeroplaneve izraelitë vazhdojnë të përhapin vdekje në Rripin e Gazës. I kritikuar fuqishëm më parë për përdorimin e bombave thërrmuese, Izraeli këtë herë po i masakron civilët nëpërmjet bombave eksperimentale DIME, një lloj eksplozivi i metaleve inerte me densitet, plagët e të cilave janë pothuajse të pashërueshme.
Përdorimi i bombave DIME mbi popullatën civile konsiderohet krim lufte. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet ora-orës. Deri tani numerohen 279 viktima, shumica gra dhe femije.
