Maqedoni
Gjykata Themelore e Kumanovës, Kusigerska kërkoi rikualifikimin e veprës
15.03.2018 12:09
Në Gjykatën Themelore në Kumanovë pritet të thuhen sot fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliut...

Para nisjes së seancës, iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” ka mbajtur protestë para gjykatës në fjalë.
Nga kjo iniciativë theksojnë se “sipas njohurive të bazuara në fakte, prokurorja Kusigerska, 6 anëtarët e Këshillit Republikan të Prokurorëve Publikë në krye me Jovevskin, me ndihmën e gjyqtares, Maja Denkovska, do ta vrasin Almirin e vogël për së dyti, me të edhe drejtësinë, besimin në sistemin gjyqësor a edhe në vetë shtetin. Terroristi, Boban Iliq, do të dalë në liri”,- thuhet në njoftimin e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”.
Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas zënkës që babai i tij dhe familjarët kishin paraprakisht me të akuzuarin, Boban Iliq, në Qendrën e Urgjencës.
