Botë
Libi, 205 urdhër-arreste për trafikim migrantësh
15.03.2018 12:36
Libia ka lëshuar 205 urdhër-arreste për disa libianë dhe të huaj, të dyshuar për përfshirje në një rrjet për kontrabandimin e migrantëve në Europë...

Ata dyshohen për trafikim me njerëz, për torturë, vrasje dhe përdhunim. Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Libi tha se rrjeti përfshin anëtarë të shërbimeve të sigurisë, udhëheqës të kampeve për migrantët dhe zyrtarë nga ambasadat afrikane në Libi.
Shteti i Libisë është në trazira që nga rënia e sundimtarit të saj, Muammar Gaddafi, në vitin 2011.
Pushteti është i ndarë midis milicive të ndryshme dhe dy qeverive rivale, gjë që lejon lulëzimin e aktiviteteve të paligjshme.
Libia ka qenë pikë kyçe në rrugën e qindra-mijëra migrantëve nga Afrika nënsahariane që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Europë përmes detit.
