Maqedoni
VMRO nuk e njeh Ligjin për gjuhët, Mickovski paralajmëron padi për Xhaferin
15.03.2018 12:53
VMRO-DPMNE nuk do ta njohë Ligjin për përdorimin e gjuhëve...

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, në një konferencë për media paralajmëroi edhe padi penale ndaj kreut të Kuvendit, Talat Xhaferit, siç u shpreh, për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve.
Ai akuzoi se ligji është rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i tij.
Ai paralajmëroi edhe ngritjen e një iniciative në Gjykatën Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Kanë reaguar edhe nga LSDM-ja, nga e cila kanë theksuar se ngjarjet në kuvend kanë dëshmuar se VMRO është nën kontrollin e Gruevskit, i cili synon të bllokojë punën e kuvendit.
