Maqedoni
OSBE: Marrëdhëniet ndëretnike në RM, të rënda
19.07.2014 17:33
Komisionerja e larte per komunitetet Astrit Thors, pas viziten qe ia ka bere Maqedonise dhe pas bisedimeve me lidershipin ne Maqedoni...

Komisionerja e larte per komunitetet Astrit Thors, pas viziten qe ia ka bere Maqedonise dhe pas bisedimeve me lidershipin ne Maqedoni, ne nje raport te bere ne Vijene ka thene se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, janë tepër të rënda, dhe në vazhdimësi.
Tors I ka kerkuar keshillit te perhershem te OSBE-se , qe qeveria e Maqedonise kete mandate te ri ta orientoje me se shumti tek dialogu dhe bashkepunimi etnik , i cili është një nga elementët kyç të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit
“Polarizimi etnik i shoqërisë ishte në qendër të diskutimeve të mia me lidershipin politik në Shkup, gjatë muajit Qershor. Fatkeqësisht, tendencat drejt ndarjes janë duke u konsoliduar më shumë dhe incidentet po marrin një aspekt ndër-etnik. T’i adresosh këto incidente, si thjesht çështje sigurie, nuk mjafton. Edhe pse kjo është më se e qartë për liderët politik, nuk ka një marrëveshje mbi mënyrën se si duhet adresuar kjo çështje. Unë vizitova qeverinë, duke kërkuar që ajo të përdorë mandatin e ri të saj, për të punuar drejt dialogut dhe bashkëpunimit përtej spektrit etno-politik. Kjo është një nga kushtet për ndërtimin e konsensusit politik”, theksoi Astrid Thors, Komisaren e Lartë e OSBE-së për Komunitetet.
Komisarja e Lartë e OSBE-së Thors thekson më tej se dialogu dhe bashkëpunimi ndër-etnik do të mundësonin edhe shqyrtimin e pritur pas 13 vitesh, të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për të nxjerrë në pah politika të së ardhmes.
Ndërkaq, pas referimit të saj, ambasadori amerikan në të njëjtën organizatë ka kërkuar me këmbëngulje që OSBE-ja të mbetet e angazhuar me liderët në Maqedoni, për të inkurajuar dialogun në vend. Situata ndëretnike u vu në fokus të vëmendjes ndërkombëtare pas valës së protestave të fundit, kundër dënimeve me burgim të përjetshëm të të pandehurve në rastin “Monstra”.
Edhe nga partia shqiptare në pushtet gjykojnë se procesi ka mungesë transparence dhe faktesh.
Degradimi i protestave në dhunë dha sinjalin e brishtësisë së marrëdhënieve ndëretnike, dhe së shpejti, ato do të jenë edhe në qendër të takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
MERITA GASHI
