Maqedoni

Menaxhimi me mbeturinat elektronike, ekspertët: të përfshihet në ndryshimet ligjore

15.03.2018 15:32

Rregullativa ligjore dhe problemet e kompanive ishin temat e sesionit të sotëm kushtuar dispozitave ligjore...

Rregullativa ligjore dhe problemet e kompanive ishin temat e sesionit të sotëm kushtuar dispozitave ligjore në sferën e mjedisit jetësor, veprimit me mbeturinat nga pajisjet elektrike dhe elektronike në funksion të zhvillimit, avancimit dhe konkurrencës së kompanive.
 
Konkluzat e debatit për këtë sferë komplekse do të përfshihen në ndryshimet e ligjeve për mbeturinat elektronike.  
 
“Menaxhimi me mbeturinat elektronike në përgjithësi është problem. Mbeturinat elektronike kërkojnë një proces të plotë rreth asaj se ku duhet grumbulluar, si duhet të ndahet, po ashtu kemi mbeturina të rrezikshme dhe jo të rrezikshme të cilat nuk kemi leje që brenda vendit t’i selektojmë, një pjesë ta eksportojmë e të ngjashme”,- tha Anita Nikova nga “Masit”.
 
“Për momentin ekzistojnë katër kompani kolektive të cilat i mbrojnë interesat e themeluesve dhe anëtarëve. Prodhuesit që lëshojnë në treg pajisje të tilla, madje ata e kanë për obligim ta menaxhojnë këtë sistem. Është i nevojshëm bashkëpunimi mes përfaqësuesve kolektivë dhe komunave që të mund të grumbullohen mbeturinat elektronike, qoftë nga amvisëritë apo kur bëhet fjalë për bateri dhe akumulatorë”,- theksoi udhëheqësja e sektorit për menaxhimin me mbeturinat pranë MAJPH-së, Ana Karanfillova.  
 
Ligjet në sferën e mjedisit duhet të harmonizohen edhe me ato të BE-së, pasi është një ndër kriteret që kërkohen në procesin e bisedimeve, u theksua në debat. 
 
GYLTENE SINANI