Maqedoni

Shoqatat qytetare: shteti të ndalë përmbaruesit

15.03.2018 15:50

Nëse shteti mund të marrë kredi për të debllokuar llogaritë e komunave, ai mund të shesë edhe një obligacion tatimor...

Nëse shteti mund të marrë kredi për të debllokuar llogaritë e komunave, ai mund të shesë edhe një obligacion tatimor për të mundësuar kreditim pa kamatë të borxheve të qytetarëve me xhirollogari të bllokuara, vlerësuan Shoqatat Qytetare “No Pasaran”, “Njeriu mbi profitin” dhe Konfederata e Organizatave të Lira Sindikale.
 
Kërkesat i dorëzuan te Banka Popullore, sepse sipas ligjit aktual vetëm Drejtoria e të Hyrave Publike mund të bëjë pagesën e detyruar dhe jo përmbaruesit të cilët nuk e kanë këtë autorizim.
 
“Përmbaruesit posedojnë vetëm kërkesë për përmbarim dhe asesi kërkesë për pagesë të detyruar. Tani pyetja jonë është a do lejojë edhe më tej Banka Popullore të bllokohen llogaritë e mbi 300 mijë personave fizikë në vit, sepse bëhet fjalë për gjenocid financiar të popullatës në RM”,- u shpreh Ana Gligorova nga Shoqata “Njeriu mbi profitin”.
 
“Ne të harxhojnë ndonjë edhe për qytetarët të cilët janë të bllokuar, ne të marrin kredi në ndonjë nga bankat vendore që të munden qytetarët t’i kthejnë borxhet të cilat e vështirësojnë shumë ekzistencën e tyre”,- u shpreh kryetari i Konfederatës së Organizatave të Lira Sindikale, Marijan Ristovski.
 
Shoqatat paralajmëruan edhe protesta duke akuzuar shtetin se po bëhet pjesëmarrës në vjedhjen e paligjshme të qytetarëve.
 
FLUTURA LATIFI