Maqedoni
Debat mbi reformat në gjyqësor, Gjurovska: transparencë në zgjedhjen e gjykatësve; Kadriu: reforma përkatëse, jo se si duhet të jenë; Osmani: ndryshimet, parakusht për gjyqësor të pavarur
15.03.2018 18:03
Proces transparent gjatë emërimit të gjykatësve, mosndërhyrje të politikës gjatë realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut...

Proces transparent gjatë emërimit të gjykatësve, mosndërhyrje të politikës gjatë realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, më shumë autonomi për sistemin gjyqësor dhe debat cilësor gjatë miratimit të ligjeve janë disa nga parakushtet për një gjyqësorë të pavarur, konsideruan pjesëmarrësit në konferencën “Si deri te një gjyqësor i pavarur - Ligje dhe praktika ta mira” që u organizua në kuvend.
“Një nga problemet kryesore të cilit duhet kushtuar vëmendje gjatë reformave në gjyqësor janë ndryshimet lidhur me mënyrën e funksionimit të instancave të larta. Veçanërisht në segmentin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së gjykatësve të rinj janë shënuar shumë probleme. Segment tjetër që duhet të reformohet është edhe procesi transparent në emërimin dhe avancimin e gjykatësve”,- u shpreh kryetarja e Lëvizjes Europiane në RM, Mileva Gjurovska.
“Reformat duhet të vazhdojnë në gjyqësi në kuptimin e gjyqësisë që kemi tash dhe jo reforma se si duhet të kemi një gjyqësi në kohën e ardhshme, por në problemet që i ka gjyqësori sot”,- theksoi zëvendëskryeministri, Osman Kadriu.
“Ndryshimet thelbësore në sistemin gjyqësor janë parakusht bazik për ndërtimin e një gjyqësori të pavarur dhe efikas, e gjithashtu është parakusht për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe bashkëkohore. Pa përparim thelbësor në gjyqësor nuk mund të presim përparim ekonomik, politik dhe shoqëror”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.
Sundimi i së drejtës dhe shteti juridik janë vlera themelore të çdo rendi kushtetues, por për fat të keq Republika e Maqedonisë në këtë drejtim ka shënuar rënie konstante, nënvizoi deputetja, Sonja Mirakovska.
NAIM RAMADANI
